DYLON

Mbahet trajnimi: “Pjesëmarrja e të rinjve të komunitetit rom në jetën publike”

Mbahet trajnimi: “Pjesëmarrja e të rinjve të komunitetit rom në jetën publike”
Avatar photo Redaksia

Dardanapress mbanë trajnimin me temën: “Pjesëmarrja e të rinjve të komunitetit rom në jetën publike”.

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi dhe Avancimi i të Drejtave të Komunitetit Rom në Komunën e Kamenicës”, ka mbajtur trajnimin  një ditor me temën “Pjesëmarrja e të rinjve të komunitetit rom në jetën publike në Komunën e Kamenicës”.

EkoHigjiena

Qëllimi i organizimit të trajnimit  është  rritja  pjesëmarrjes të komunitetit romëve në nivelin lokal, si dhe aktivizimi i të rinjve rom në jetën sociale, ekonomike, kulturore, sportive në Komunën e Kamenicës

Temat kryesore  në trajnim ishin: Informimi i pjesëmarrësve me ligjin dhe rregulloret në fuqi për të drejtat e komuniteteve, e drejta në edukimit, e drejta  ekonomike dhe sociale për Komunitetin Rom, Pjesëmarrja e të rinjve  romë  në jetën publike si dhe në procesin e vendim-marrjes         .

Pjesëmarrësit gjatë trajnimit kanë paraqitur kërkesat dhe nevojat e të rinjve të komunitetit Rom dhe si rekomandime kryesore të dala janë: Ndarja e fondeve, subvencionimi i organizatave joqeveritare rom, përfshirja e të rinjve në  aktivitetet rinore që organizohen në nivelin lokal, organizimi i ekskursioneve, organizimi i kursit për mësimin e gjuhës shqipe, organizimi i kurseve për aftësim profesional, etj.

Në këtë trajnim kanë marrë pjesë: Nënkryetarja për Komunitete, zyrtarja për barazi gjinore, të rinjtë komunitetit Rom, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

Ky projekt është financuar  nga Zyra e Kryeministrit, Zyra për Çështje te Komuniteteve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.