DYLON

Mbahet trajnimi “Pjesëmarrja e komunitetit rom në jetën publike si dhe në procesin e vendim-marrjes”

Mbahet trajnimi “Pjesëmarrja e komunitetit rom në jetën publike si dhe në procesin e vendim-marrjes”
Avatar photo Redaksia

Dardanapress mbanë trajnimin njëditor me temën: “Pjesëmarrja e komunitetit rom në jetën publike si dhe në procesin e vendim-marrjes”

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit ” Promovimi i të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve në Komunën e Kamenicës”, ka mbajtur trajnimin  një ditor me temën “Pjesëmarrja e komunitetit rom  në jetën publike si dhe në procesin e vendim-marrjes”

EkoHigjiena

Qëllimi i organizimit të trajnimit  është  përqendrimi në pjesëmarrjen e romëve në nivelin lokal, të marrin pjesë në proceset e vendim-marrjes, të  jenë aktiv  në jetën kulturore,sociale dhe ekonomike si dhe në çështjet publike.

Temat kryesore  në trajnim ishin: Pjesëmarrja e romëve  në jetën publike si dhe në procesin e vendim-marrjes,e drejta në edukimit, e drejta  ekonomike dhe sociale për komunitetin rom, përfshirje me te madhe te te rinjve ne jetën shoqërore.

Në fillim të trajnimit Projekt Menaxheri Sherafedin Vranja,njoftoi pjesëmarrësit për qëllimin e mbajtës të trajnimit duke prezantuar të arriturat dhe objektivat kryesore te projektit duke kërkuar mbështetje të institucioneve lokale në trajtimin e drejtë dhe të barabartë të të gjithë qytetarëve me theks të veçante komunitetit rom, si dhe afrimin e informatave për të drejtat e komunitetit rom duke përfshi në punësim,në përkujdesje shëndetësore,dhe qasja në shërbimet esenciale në shërbime publike (uji,kanalizim, rrymë elektrike),etj.

Në vazhdim të trajnimit  të pranishmit janë njoftuar mbi rritjen e pjesëmarrjes të komunitetit  rom  në jetën publike si dhe në procesin e vendim-marrjes, e drejta në edukimit, e drejta  ekonomike dhe sociale për komunitetin rom,si dhe përfshirje më të madhe të të rinjve në jetën shoqërore.

Pjesëmarrësit gjatë trajnimit kanë paraqitur kërkesat dhe nevojat e komunitetit Rom dhe si rekomandime kryesore të dala janë: Ndarja e një fondi buxhetor për integrimin e komunitetit rom,punësimi i të rinjve në sektorin publik dhe atë privat, ndarja e fondeve, subvencionimi i organizatave joqeveritare rom, përfshirja e të rinjve në  aktivitetet rinore që organizohen në nivelin lokal,etj.

Në këtë trajnim kanë marrë pjesë: Nënkryetarja për Komunitete Aleksandra Jovanovic,qytetarë të komunitetit Rom,përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe mediet lokale.

Ky projekt është financuar  nga Zyra e Kryeministrit, Zyra për Çështje te Komuniteteve në kudër të projektit “Mbrojtja dhe Promovimi i të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve”. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.