/2L ONLINE/ – Organizata Jo-qeveritare (OJQ) – NetworkofPeaceMovement (NOPM), më datën 22 Nëntor, 2016 në Kamenicë mbajti trajnimin me nxënësit e Gjimnazit ”Ismail Qemaili’’ në Kamenicë. Tema e trajnimit ishte pjesëmarrja e të rinjve në vendim-marrje dhe politikbërje, në kuadër të projektit“Rritja e pjesëmarrjes së publikut në vendim-marrje dhe politikë bërjes përmes avokimit të autoriteteve komunale dhe ngritjes së kapaciteteve të komiteteve konsultative dhe këshillave të fshatrave” projekt i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, dhe i zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), si dhe i implementuar nga OJQ NOPM.
Hapja e takimit u bë nga znj. Besime Tusha, ku pjesëmarrësit e trajnimit u njoftuan lidhur me qëllimet e projektit dhe aktivitetit në veçanti. Prezantimi dhe mbajtja e trajnimit, u bë nga konsulenti i angazhuar nga organizata NOPM, z. Rasim Alija, i cili para nxënësve shtjelloi konceptet e qytetarisë aktive, format e pjesëmarrjes në jetën publike institucionale dhe angazhimin qytetarë.
Gjatë trajnimit nxënësit u informuan më gjerësisht me të kuptuarit e demokracisë, aktivizmin qytetarë, dhe vullnetarizmin. Gjithashtu pjesëmarrësit patën rastin të informohen për punën e institucionit të komunës, këshillit te veprimit rinor lokal dhe qendrave rinore si mundësi e angazhimit të tyre në forma konkrete.
Trajnimi ka qenë interaktiv duke u a mundësuar pjesëmarrësve shfaqjen e mendimeve dhe opinioneve në lidhje me temën e trajtuar.Gjithashtu, gjatë trajnimit u zhvillua edhe një pyetësor me nxënësit në mënyre që t’i masim njohuritë e tyre rreth qeverisjes lokale në përgjithësi. /2L ONLINE/