DYLON

Mbahet trajnimi mbi përdorimin e gjuhës së ndjeshme gjinore

Mbahet trajnimi mbi përdorimin e gjuhës së ndjeshme gjinore
Avatar photo Redaksia

Sot, në Komunën e Kamenicës është mbajtur trajnim për zyrtarët komunalë me temën: “Përdorimi i gjuhës së ndjeshme gjinore në komunikimin institucional”.

Ky trajnim u organizua nga Zyra për Barazi Gjinore në kuadër të Planit Lokal të Veprimit për Barazinë Gjinore (PLVBG), me mbështetje nga projekti Gender Equality Facility (GEF), i financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UN Women.

EkoHigjiena

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte rritja e vetëdijes dhe aftësive të zyrtarëve për të përdorur një gjuhë të barabartë, gjithëpërfshirëse dhe jo-diskriminuese në komunikimin publik dhe institucional.

Pjesëmarrësit patën mundësi të diskutojnë raste konkrete dhe të marrin materiale praktike për zbatim në punën e përditshme, duke kontribuar kështu në një institucion më të hapur dhe të ndjeshëm ndaj barazisë gjinore. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.