DYLON

Mbahet trajnimi: Kriteret Ligjore, Procedurat dhe Inspektimi për Instalimin e Ujëmatësve, pjesëmarrëse edhe Hidromorava

Mbahet trajnimi: Kriteret Ligjore, Procedurat dhe Inspektimi për Instalimin e Ujëmatësve, pjesëmarrëse edhe Hidromorava
Avatar photo Redaksia

Shoqata e Ujësjellësve dhe Kanalizimit Kosovë (SHUKOS) ka vazhduar me zhvillimin e trajnimeve profesionale për ndërmarrjet ujësjellëse, me temën: “Kriteret Ligjore, Procedurat dhe Inspektimi për Instalimin e Ujëmatësve”.

Ky trajnim është mbajtur me:

EkoHigjiena

• KRU “Hidromorava” dhe “Bifurkacioni” më 22.05.2025,

• KRU “Gjakova” më 23.05.2025,

• KRU “Hidroregjioni Jugor” më 26.05.2025

Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte të pajisen pjesëmarrësit me njohuri themelore dhe praktike mbi:

• Llojet e ujëmatësve,

• Procedurat e instalimit,

• Karakteristikat teknike të ujëmatësve,

• Identifikimi i saktë i diametrit të ujëmatësve.

Këto njohuri janë të nevojshme për përmirësimin e efikasitetit dhe saktësisë në matjen dhe menaxhimin e ujit në sistemet ujësjellëse, në përputhje me kërkesat e Autoritetit Rregullativ për Ujëra (ARRU).

Ky trajnim do të vazhdojë edhe me dy KRU-të të tjera në ditët në vijim, duke synuar rritjen e kapaciteteve profesionale në sektorin e ujit dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për konsumatorët përmes menaxhimit më të mirë të matjes së konsumit të ujit, thuhet në njoftimin e Shoqatës e Ujësjellësve dhe Kanalizimit – Kosovë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.