DYLON

Mbahet trajnimi “Forcimi i Integritetit të të rinjëve dhe nënpunësve civil për të luftuar korrupsionin në nivel lokal”

Mbahet trajnimi “Forcimi i Integritetit të të rinjëve dhe nënpunësve civil për të luftuar korrupsionin në nivel lokal”
Avatar photo Redaksia

Komuna e Kamenicës në bashkëpunim me organizatën NOPM (Network of Peace Movement), kanë mbajtur trajnimin me temë “Forcimi i Integritetit të të rinjëve dhe nënpunësve civil për të luftuar korrupsionin në nivel lokal”.

EkoHigjiena

Të pranishëm në këtë takim ishin: Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Kamenicë, Liridon Kastrati, Drejtoresha Ekzekutive e Organizatës NOPM, Besime Tusha, Eksperti i Prokurimit Publik, Sahit Beqiri, zyrtarë komunal si dhe qytetarë.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka thënë se korrupsioni është një nga fushat që duhet të punuar më së shumti.

“Kur e mendojmë shtetin, e mendojmë zyrtarin publik që na i ofron shërbimet. Nëse zyrtari publik është vetëm për përfitime personale, atëherë është humbje e madhe për institucionin. Ne si qeverisje duhet ta luftojmë këtë dukuri që na shkakton humbje, andaj duhet të punojmë në këtë aspekt”, ka thënë ai.

Drejtoresha ekzekutive e organizatës NOPM, Besime Tusha, duke falwnderuar Kryetarin Rahimaj pwr prezencwn e tij, theksoi se ky fórum ka për qëllim të trajtoj korrupsionin politik si një ndër fenomenet më negative në shoqëri.

“Qëllimi kryesor i këtij forumi publik është trajtimi i korrupsionit politik si një ndër fenomenet më negative në shoqëri, roli dhe mundësimi i sinjalizimit të shkeljeve në sektorin publik dhe privat, dhe mbrojtja e sinjalizuesve. Gjithashtu, qëllim tjetër është edhe diskutimi mbi mënyrat e lobimit apo avokimit si një rrugë efikase për të luftuar korrupsionin në shoqëri”, ka thënë ajo.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Kamenicë, Liridon Kastrati, tha se këto inicativa me tema të tilla janë të mirëseardhur për të gjithë puntorët komunal.

“Temat e tilla janë tejet të rëndësishme për institucionet, andaj kjo iniciativë është tejet e mirëseardhur për të gjithë puntorët që janë aktiv në të gjitha sferat e komunës. Për të gjitha temat e këtij lloji që i keni do ta keni mbështetjen e Kuvendit Komunal”, tha ai.

Kurse Eksperti i Prokurimit Publik, Sahit Beqiri, ka bërë prezantimin lidhur me këtë temë, duke treguar për fenomenin e korrupsionit, si dhe disa nga shkaqet që pse ky fenomen është i pranishëm në institucionet publike.

“Korrupsioni si fenomen është shumë i dëmshëm për shoqërinë. Kjo vjen për faktin se individ apo grupe të ndryshme, interesat personale i lënë mbi interesat e përgjithshme”, ka thënë ai. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.