(2LONLINE) – Në shkollën e M U “Abaz Ajeti” në Gjilan për nxënësit e moshës 15 vjeçare, u mbajt Faza e dytë e pilotimit për procesin e Vlerësimit Ndërkombëtar PISA. Zyrtari i Ministrisë së Arsimit, gjegjësisht administratori Shefqet Thaçi na bënë të ditur se ky test vlerëson sistemin arsimor të Kosovës dhe në bazë të rezultateve shihet pozicioni i Kosovës në raport me vendet e tjera të botës. Në bazë të këtyre rezultateve do të identifikohen përparësitë dhe të metat në sistemin tonë arsimor.
Vlerësimi ndërkombëtar PISA ka për qëllim që të shihet gjendja aktuale e një nxënësi të moshës 15 vjeçare, sa është i përgatitur ai si qytetar për t’u përballur me sfidat e jetës, në çka duhet të fokusohet dhe çfarë shkathtësish duhet të ketë që të bëhet një qytetar i suksesshëm dhe varësisht nga rezultatet e treguara do të varet se a do të arrijmë të jemi anëtarë të kësaj organizate botërore.
Rezultatet nga ky vlerësim do të ndikojnë në politikat arsimore. Kryesorja është që të pozicionohemi, të mësojmë saktë ku e kemi vendin. Çka është më e mira ky testim na krahason me shumë vende të botës dhe saktësisht do ta shohim pozicionin e Kosovës në krahasim me vendet e tjera, thot Thaçi.
Sot përveç në shkollën “Abaz Ajeti”, do të bëhet pilotimi i testit në 27 shkolla të Kosovës. Koordinatorja Zejnepe Mustafa ka marrë detyrën dhe përgjegjësinë për ta organizuar këtë testim në shkollën “Abaz Ajeti”, dhe i ka bërë më kohë të gjitha përgatitjet, dhe shprehet e kënaqur me gatishmërinë e nxënësve për t’iu nënshtruar këtij testi vlerësues.
Ndërsa monitoruesja Linda Ukimeraj u shpreh e kënaqur me organizimin dhe interesimin e arsimtarëve dhe nxënësëve të kësaj shkolle për t’iu nënshtruar këtij testi vlerësues i cili është shumë i rëndësishëm .
Janë përzgjedhur 27 shkolla nga e gjithë Kosova në pilotim, diku rreth 1 mijë e 200 nxënës duhet tw marrin pjesë. Ndërkohë, testi përgatitet nga PISA dhe pyetjet e përgatitura janë njëlloj për 80 vende të botës, që përfshijnë tri fusha: fushën e gjuhës, të matematikës dhe fushën e shkencës.
Ky test nuk është shumë i rëndësishëm për të treguar rezultatin e një nxënësi apo rezultatin e një shkolle, pra ky test vlerëson nivelin e e arsimit në Kosovë.
Është konfidencial emri i nxënësit, sa pikë i ka marrë edhe i cilës shkollë është, por konsideroj se duhet ta japin maksimumin të gjithë nxënësit, që vërtetë Kosova të dalë mire thonë përgjegjësit e ministrisë sw arsimt. Ndërkohë, në fund të vitit 2015 dalin rezultatet dhe shihet pozicioni i Kosovës se ku gjendet në raport me 80 shtete të botës. Organizata ndërkombëtare për vlerësim PISA është një nga vlerësimet më të besueshme botërore, që është themeluar në vitin 200.
/Ismet Azizi/