DYLON

Mbahet testi me shkrim nga lëmia penale për rekrutimin e gjyqtarëve të rinj

Mbahet testi me shkrim nga lëmia penale për rekrutimin e gjyqtarëve të rinj
Avatar photo Redaksia

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka organizuar testin me shkrim në lëminë penale për kandidatët për gjyqtarë, në kuadër të procesit të rekrutimit për 20 pozita të gjyqtarëve në nivelin e Gjykatave Themelore të Republikës së Kosovës.

Nga gjithsej 86 kandidatë që kanë kaluar testin kualifikues, morën pjesë 86 kandidatë, prej tyre 47 femra dhe 39 meshkuj. Testi u mbajt në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.

EkoHigjiena

Komisioni për Rekrutimin e Gjyqtarëve, me qëllim të rritjes së transparencës në sistemin gjyqësor, përpiloi testin me shkrim në ditën e mbajtjes së tij, duke u fokusuar në lëminë penale për kandidatët pjesëmarrës.

Mbikëqyrjen e testit të sotëm me shkrim e bënë anëtarët e Komisionit për Rekrutim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Për të monitoruar procesin ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga partnerët ndërkombëtarë: Misioni për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), si dhe aktivistja Flutura Kusari.

Testi me shkrim për rekrutimin e gjyqtarëve të rinj është pjesë e fazës së dytë të procesit të përgjithshëm të testimit, të cilin Këshilli Gjyqësor i Kosovës e menaxhon sipas standardeve më të avancuara ndërkombëtare. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.