DYLON

Mbahet testi i arritshmërisë në Komunën e Gjilanit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në Komunën e Gjilanit është mbajtur sot testi i nxënësve të klasave të nënta, ku drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Nazmi Musa me bashkëpunëtor, kanë vizituar të gjitha qendrat e testimit në Komunën e Gjilanit dhe ka kërkuar nga nxënësit përkushtim gjatë përgjigjeve, ngase siç ka thënë ai, këto pyetje janë përmbledhje e punës së tyre në këtë nivel të shkollimit.

Drejtori Musa ka thënë se kjo është ditë e veçantë për DKA-në dhe si drejtori kanë bërë të gjitha përgatitjet që ky proces të kryhet sipas planifikimit, ku të gjitha hapësirat e parapara për ta mbajtur testin janë përgatitur me kohë dhe ashtu siç kërkohet të mbahet testimi.

EkoHigjiena

“Deri më tani, asnjëherë më mirë nuk ka qenë i organizuar ky proces, për testin e arritshmërisë, ku këta nxënës përfundojnë një cikël të shkollimit. Zyrtarët e DKA – së me kohë janë përgatitur në aspektin teknik dhe sot çdo gjë është në rregull, duke u nisur nga materialet të cilat janë ardhur me kohë, poashtu komisionerët, monitoruesit etj. në Komunën e Gjilanit testi mbahet në shtatë qendra të testimit, me gjithsej 1886 nxënës, 78 paralele, 184 administrues dhe 26 monitorues. Komisioni është i përbërë nga përfaqësuesi i ministrisë, drejtorisë së arsimit dhe drejtorisë së shkollës përkatëse”, ka thënë ndër të tjerash drejtori i arsimit Nazmi Musa, i cili ka bërë të ditur se nuk është raportuar asnjë vërejtje e cila ka ndikuar në procesin e testimit.

Ndryshe, rezultatet nga testimi i arritshmërisë për nxënësit e klasave të nënta do të shpallet me datën 28 maj 2015 dhe po të njëjtën ditë do të shpallet edhe konkursi për regjistrim në shkollat e mesme. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.