DYLON

Mbahet takimi vjetor bilateral mes Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Gjermanisë

Mbahet takimi vjetor bilateral mes Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Gjermanisë
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral në mes të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe të Republikës Federale të Gjermanisë, nga data 10 deri më 13 nëntor është mbajtur takimi vjetor bilateral në ambientet e Bundeswehr.

Takimi u mbajt për t’i përcaktuar aktivitetet e përbashkëta ndërmjet dy shteteve në fushën e mbrojtjes si dhe programet e shkollimeve ushtarake për dy vitet e ardhshme.

EkoHigjiena

Delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes dhe i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), u përfaqësua nga drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike në Ministrinë e Mbrojtjes, kolonel Ahmet Ajeti, i shoqëruar nga zyrtarja për bashkëpunim bilateral në Ministrinë e Mbrojtjes, Edona Abazi Zylfijaj, përfaqësuesja nga Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së, nënkolonele Vjosa Maloku, atasheu i mbrojtjes së Republikës së Kosovës në Gjermani, kolonel Bekim Zejnullahu dhe nënkolonel Xhevdet Muriqi.

Ky bashkëpunim në mes të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura Gjermane dëshmon se janë mbështetës shumë efikas në zhvillimin profesional të Forcës së Sigurisë së Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.