Mbahet takimi vjetor bilateral me Gjermaninë
Drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike, kolonel Ahmet Ajeti, së bashku me zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe përfaqësues të Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së, u takuan me delegacionin gjerman, të kryesuar nga kolonel Christian Schmidt, në kuadër të takimit vjetor dypalësh ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë Federale të Mbrojtjes së Gjermanisë.
Gjatë takimit, palët u dakorduan për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta për vitin e ardhshëm, si dhe ritheksuan marrëdhëniet e shkëlqyera në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy shteteve.
Gjermania vazhdon të jetë një nga partnerët kryesorë, e cila kontribuon për zhvillimin e kapaciteteve ushtarake të Kosovës, me theks të veçantë në shkollimin, trajnimin, stërvitje, si dhe në rrugën drejt integrimit euroatlantik. /2LONLINE/
