Të nderuar bashkëfshatarë, vëllezër e motra. Sot përsëri u takuam, si gjithë këto vite, në takimin e Vendlindjes -Priboci 2017. Është viti i tetë, ndërsa hera e nëntë që po takohemi pa ndërprerje. Më lejoni që në emër të Këshillit të fshatit t’i përshëndes katër familjarët që janë duke jetuar këtu në fshat, Hafiz Musliun, Nevzad Abdullahun, Rexhep Hajdinin e Hamdi Krasniqin. Këto familje meritojnë një nder e respekt për qëndrimin e tyre këtu.
Nga: Ismet Tafili
Përshëndes deputetin popullor Fatmir Hasanin, Shefin e Kabinetit të kryetarit te komunës së Bujanocit Rahim Sadiku, Sekretarin e Kuvendit Komunal dhe Drejtorin e Zyrës për Zhvillim.
Përshëndes, profesor doktorët Baftajr Kryeziu dhe Faik Shkodra të cilët na kanë nderuar me pjesëmarrjen e tyre këtë takim, Sevdail Hysenin ish kryetar i Kuvendit, Ekrem Krasniqin shef i inspektorëve të komunikacionit për rrethin e Pçinjës, pjesëmarrësit nga fshatrat tjera: nga Muhoci, Breznica, Suharrna, Ramabuqa.
Përshëndes dhe përgëzojë këshillin e fshatit për organizimin e këtyre nëntë takimeve të pandërprera që po i mban këtu në fshatin tonë, përkundër vështirësive të ndryshme që kanë dal: si për shkak të largësisë, kufirit, mjeteve financiare etj.
Të nderuar pjesëmarrës,
Shqiptaret në traditën e vet gjithmonë e kanë pasur bujarinë, mikpritjen, prandaj në këto momente po e marrë të drejtën që në emër të katër familjeve që jetojnë këtu të them se, e ndjenë veten të “varfër” pa mysafir, jo pse thotë fjala e urtë se “mysafiri vjen me një nafakë e i lë shtatë, por ngase mysafiri për shqiptarët gjithmonë ka qenë si i shenjtë, si njeri i dërguar nga zoti, e në këtë rast për këto katër familje është i tillë.
Kjo sintagmë është parë e vërtetuar edhe nga takimet e vendlindjes, nga mysafirët që u kanë ardhur si dhe nga vizitat që i kemi bërë kohë pas kohe në këto familje. Këto familje jo vetëm që i kanë pritur krahëhapur, por kanë shtruar sofrën, kanë hapur zemrën e janë gëzuar për vizitat që iu janë bërë.
Edhe sot, sa jemi ne të gëzuar, po vërej se edhe këto familje janë shumë më të gëzuara. Kështu ka qenë gjithmonë te malësorët, kështu ka qenë traditë të shqiptarët që mikun ta presin me bukë e krip e armikun me plumb. Kjo trashëgimi është përcjell brez pas brezi edhe te fshati ynë. Si territor i mësymjeve të armiqve të ndryshëm, banorët e fshatit tonë asnjëherë nuk i kanë pritur duarkryq. Por ia kanë kthyer pushkën. Historia tregon se në çdo periudhë këtu janë zhvilluar luftëra për liri. Këtu Matë Hashani me banorët e krejt kësaj Malësie e kishte luftuar Turkun, me pastaj edhe austriakun.
Edhe kralin e bullgarin e komunistet çetnik serb ky fshat me fshatrat tjera u kanë dal përball.
Këtu ishte vija e frontit e luftëtarëve vullnetarë të Molla Idrizit. Fshati ynë jo vetëm me vullnetarë luftëtarë por edhe me ushqim e kishte furnizuar luftën për Mbrojtjen e Kufirit Kombëtar.
Mbarimi i luftës së Dytë Botërore disa burra të fshatit tonë i përfshiu mobilizimi, duke i dërguar drejtë varrit në Tivar, por deshi fati dhe ata u kthyen.
Në rrethana të reja ky fshat ka nxjerrë njerëz të ditur. Menjëherë pas përfundimit të luftës së Dytë Botërore, iu përvesh punës për mbijetesë, por edhe dërgoi djemtë e vajzat për t’u shkolluar. Është për t’u theksuar se vajza e parë pas LDB që kishte vijuar shkollimin në Malësi ishte nga fshati ynë. Ishte ajo Fahrije Zahir (Zahë) Sherifi nga Priboci.
Po ashtu, si banorë që dinin shkrim lexim, menjëherë pas luftës u punësuan një numër i konsiderueshëm, atëherë në komunën e Zarbicës, dhe komunën mund të themi se e udhëhiqnin pribocasit, ndërsa Ajeti i Muratit ishte kryesori për rrethin deri në Leskoc.
Zhvillimet e ndryshme politike të mëvonshme e kishin përfshirë edhe fshatin tonë, si demonstrata e 1968, e 1981, ku edhe ishin maltretuar banorët veç pse e donin lirinë. Edhe në vitet 1990 kur filloi formimi i partive shqiptare, Priboci ishte i pari në Bashkësinë Lokale të Zarbicës që formoi degën e PVD-s, (me kryetarin e parë Reshat Sopi ( i Hasanit Ilazit), anëtarë të kryesisë: Nevzad Abdullahu i cili ishte edhe financier për tërë këto fshatra deri në Berznicë, pastaj Fazli Dervishi, Shaban Rexhepi e, Reshat Ismajli).
Ky organizim shihej si një lëvizje dhe një mundësi e shpresë për ta luftuar pushtetin serb. Ndoshta ia kishte vlejt të përmendim të gjithë emrat e tyre të kësaj periudhe, por kërkojë ndjesë për shkak të kohës dhe mund ta harrojë ndonjë, me këtë rast.
Po ashtu edhe lufta e UÇK-së u ndihmua nga banorët e fshatit, edhe pse ishin të varfër, ata për djemtë e lirisë ndanin kafshatën e gojës. Dhe nuk ndihmuan vetëm me ushqime e veshmbathje, por edhe duke ua dhënë edhe djemtë e saj. Nuk po i përmendi me emra, sepse besoj se i dimë.
Edhe luftën e UÇPMB-së e ndihmuam dhe morëm pjesë drejtpërdrejtë në të me luftëtarë e mjete financiare.
Nga ky fshat patëm edhe kryetar të Kuvendit të Bujanocit, Sevdail Hysenin.
Përkundër këtyre sfidave e varfërisë, familjet e fshatit tonë e donin shkollimin, prandaj i dërguan fëmijët në shkollë, ku dolën kuadro të shumtë të të gjitha profileve. Fshati nxori shumë mësues, profesor e magjistra.
Të nderuar pjesëmarrës,
Nëse më lejoni desha t’i përmend disa nga punët që janë bërë brenda dy takimeve. Nga komuna me angazhimin e kryetarit Shaip Kamberi është rrafshuar rruga e fshatit edhe vitin e aluar po edhe kët vit sikurse e keni pa edhe vet .
Ndërsa më e rëndësishmja është se janë kthyer dy familjeve: familja e Nevzad Abdullahut dhe Rexhep Hajdinit. Ndersa jane duke i rinovuar shtëpitë edh e Dervish dervishi e Zylfi Azemi. Duke e ditur se fillimi i jetës në fshat nga zeroja është një sfidë e madhe, fshati, komuna bashkatdhetarët me aq sa mundën i ndihmuan dy familjet e edhe pse ka mundur që edhe më shumë të ndihmohen.
Në fillim Kryesia e Këshillit të fshatit mblodhi një shumë mjetesh financiare modeste për Nevzad Abdullahun. Më pas Ekrem Krasniqi së bashku me shokët grumbulloi 1000 euro me te cilat Nevzadit iu ble një lopë. Ndihma vazhdoi edhe me tutje, ku përsëri me organizimin e Ekrem Krasniqit i cili edhe njëherë na befasoi. Ai me shokët në Bujanoc kishte grumbulluar 830 euro, për Rexhep Hajdinin, sikurse edhe mobilje për të. Rexhep Hajdinit, po ashtu një bashkëvendës nga Muhoci Njazi ( mbiemrin nuk arrita t’ia mësojë), ia dhuroi një lopë.
Po ashtu kah mesi i muajit shtator 2016, Nevzadit i është siguruar një motokultivator falë donatorëve, përkatësisht falë angazhimit të deputetit shqiptar në Republikën e Serbisë, Fatmir Hasani dhe kryetarit të komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, së bashku me disa bashkatdhetarë tjerë. Gjithashtu Kryetari i komunës Shaip Kamberi i bleu edhe një lopë tjetër, ndërsa Dervish Dervishi ua rregulloi rrjetin elektrik brenda shtëpive.
Punë të mirë ne fshati i kemi konsideruar edhe ngushëllimet te familjet e bashkatdhetarëve në Gjilan, Bujanoc e fshatra tjera, të cilat i kemi organizuar me gjithë fshatin.
Ne muajin e 11 me organizimin e Këshillit të fshatit hapet rruga për lagjen e Sadikajve ku kontribues kryesor ishte Sali Sopi i cili vetëm ai vet kishte dhënë 1260 euro. Për këtë rrugë kanë kontribuar edhe Avdi Hasani me 300 franga, Bashkim Neziri me 200 euro, Njazi Hajdini me 100 euro Faik Sopi me 100 euro, Nehati i Breznicës me 100 euro dhe Shabi Sadiku me 50 euro.
Disa bashkëvendës, kemi bërë vizita familjeve që jetojnë në Priboc nga bashkëfshatarët tanë, me ç’rast për urim të vitit të ri u shpërndan ndihma modeste të grumbulluara nga familja Sadiku që janë duke jetuar në Hodonoc etj. etj.
Këshilli i Fshatit dhe i gjithë fshati, falënderon gjithë kontribuuesit – bashkëfshatarët tanë që kontribuuan financiarisht dhe jo vetëm financiarisht.
E di që e zgjata pak, por, besoj se është dashur të thuhen këto, sikurse edhe kanë mbet shumë gjëra pa u thënë.
Faleminderit për vëmendje!
https://www.facebook.com/ismet.tafili/videos/1366795116767136/