DYLON

Mbahet takimi regjional informues me temën “Organizimi i tregut për produktet bujqësore”

Mbahet takimi regjional informues me temën “Organizimi i tregut për produktet bujqësore”
Avatar photo Redaksia

Sot në Gjilan është mbajtur takimi regjional informues rreth projektit “Organizimi i tregut për produktet bujqësore”, i cili mbështetet nga Bashkimi Evropian për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe implementohet nga ekspertë vendas e ndërkombëtarë.

Në këtë takim kanë marrë pjesë fermerët e zyrtarët nga komuna e Gjilanit, Kamenicës e Vitisë.

EkoHigjiena

Drejtori për Bujqësi në Gjilan, Bajram Isufi, tha se në këtë takim janë njoftuar më hollësisht rreth projektit dhe punës që është bërë që nga hartimi i legjislacionit primar dhe sekondar e deri tek trajnimet e punëtoritë e ndryshme që janë mbajtur e do të mbahen me sektorin publik e privat lidhur me organizimin e tregut për produktet bujqësore, me fokus të veçante tek pemët e perimet.

“Në këtë takim, po ashtu, u njoftuam edhe me përfitimet dhe përparësitë që sjell legjislacioni i hartuar për këtë fushë i cili tashmë është në fazën finale të aprovimit nga institucionet legjislative dhe pritet që brenda këtij viti të hyjnë në fuqi”, ka thënë Isufi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.