DYLON

Mbahet takimi i Radhës për portfolion me Bankën Botërore

Bankën Botërore
Avatar photo Redaksia

Në Ministrinë e Financave në vazhdën e takimeve të rregullta me palët implementuese të projekteve përkatëse që financohen përmes huamarrjes nga Banka Botërore përmes Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrisë së Financave dhe për të siguruar implementimin e suksesshëm të këtyre projekteve nga huamarrja shtetërore, sot është mbajtur takimi i radhës me Bankën Botërore për Portfolion me këtë institucion.

Në këtë takim të udhëhequr nga ministri i Financave Avdullah Hoti në prezencën e përfaqësuesit të Bankës Botërore Marko Mantovaneli, pjesëmarrës ishin edhe përfaqësuesit e Institucioneve implementuese të këtyre projekteve.

Ministri i Financave Avdullah Hoti duke falënderuar përfaqësuesin e Bankës Botërore Marco Mantovaneli për përkrahjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Qeverisë së Kosovës në financimin e projekteve në sektorë të ndryshëm por edhe përkrahje në forma tjera tha se “sot jemi mbledhur për të diskutuar rrjedhën e implementimit të projekteve që kemi me Bankën Botërore, projekteve aktive që kemi me Bankën Botërore, rezultatet e deritanishme për secilin projekt, zotimet e Qeverisë, si dhe veprimet e planifikuara të Bankës Botërore” .

EkoHigjiena

Ai gjithashtu tha se takimet e rregullta si ky i sotmi po na ndihmojnë në identifikimin e sfidave dhe tejkalimin e tyre si dhe adresimin e tyre në institucionet përkatëse për implementimin e projekteve. Projektet e Qeverisë së Republikës së Kosovës me Bankën Botërore janë të rëndësisë së veçantë për qytetarët e vendit pasi që prekin fushat me më së shumti interes për ta.

Ndërsa, përfaqësuesi i Bankës Botërore për Kosovë Marco Mantovanelli gjatë takimit me palët implementuese të projekteve përkatëse që financohen përmes huamarrjes nga Banka Botërore tha se BB ka qenë dhe do të jetë e gatshme që ta ndihmojë Kosovën në fusha të ndryshme të cilat ndikojnë në zhvillimin e Kosovës. Ndërsa, takimet për të diskutuar për projektet të cilat janë në implementim e sipër janë të mirëseardhura dhe me sa po shihet këto takime kanë rezultatet e tyre dhe po ndihmojnë në përcjelljen hap pas hapi të tyre.

Projektet të cilat janë në implementim e sipër me BB-në

Projekti për efiçiencë në energji dhe energji të ripërtërishme në Kosovë (KEEREP), Projekti për përforcimin e sektorit financiar dhe infrastrukturën e tregut, Projekti për modernizimin e sektorit publik (PSMP), Projekti për regjistrimin e pronës së paluajtshme në kadastër (RECAP), Bujqësia dhe zhvillimi rural në Kosovë (ARD) P112526, Projekti për përmirësim të sistemit të arsimit si dhe Projekti i shëndetësisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.