DYLON

Mbahet takimi i parë i anëtarëve të rinj të Komisionit të Granteve

Granteve
Avatar photo Redaksia

Me ftesë të ministrit të Financave Avdullah Hoti sot është mbajtur takimi i parë i Komisionit të Granteve për vitin 2017, ku u aprovuan grantet për komunat për vitin 2018.

Gjatë takimit Komisioni i Granteve shqyrtoi dhe aprovoi dokumentin me tabelat e propozim granteve qeveritare për financimin e komunave për vitin 2018.

Gjithashtu, Komisioni i Granteve përcaktoi kriteret dhe formulat me parametrat bazë për të marrë vendime për burimet e financimit sipas komunave për vitin 2018 dhe parashikimet 2019-2020, si pjesë integrale e KASH-it 2018-2020.

EkoHigjiena

Në takim morën pjesë, ministri i Financave Avdullah Hoti, Këshilltari i Kryeministrit të Kosovës Valentin Toçi, ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, zëvendësministri i MAPL Bajram Gecaj, zëvendësministri i MASHT Mevludin Krasniqi zëvendësministri i MPMS Safet Kamberi, Kryetari i Komunës Ferizaj Muharem Sfarça, Kryetari i Komunës Zubin Potok Stevan Vulović, Drejtori për Buxhet dhe Financa në Komunën Rahovecit Lulzim Sylejmani si dhe Agim Krasniqi zëvendësministër i Financave.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.