DYLON

Mbahet takimi me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2024 në fshatrat Topanicë dhe Koretin

Mbahet takimi me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2024 në fshatrat Topanicë dhe Koretin
Avatar photo Redaksia

Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Kamenicës kanë mbajtur dëgjimin e parë me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2024 në fshatrat Topanicë dhe Koretin.

Të pranishëm në këtë takim ishin: Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, Drejtoresha e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Ardita Dërmaku, zyrtari Naser Hashani, zyrtarë të tjerë komunal përgjegjës për mbajtjen e dëgjimeve buxhetore, deputetja Arta Bajraliu, asambleistet Hasan Krasniqi dhe Sejdi Kurteshi, si dhe banorë të fshatrave Topanicë dhe Koretin.

EkoHigjiena

Drejtoresha Ardita Dërmaku ka hapur këto dëgjime, ku theksoi se banorët e këtyre fshatrave i din më së miri nevojat e fshatit.

“Arsyeja kryesore e këtij takimi është realizimi i projekteve për vitin 2024. Në këtë takim ju e keni mundësinë që ti paraqitni të gjitha propozimet, projektet për vitin 2024. Ju e dini më së miri për nevojat e hallet e fshatit tuaj. Ne këtu ishim para një viti ku morëm kërkesat tuaja dhe i shqyrtuam një nga një dhe ato që ishin më prioritare i shqyrtuam dhe i vendosëm në buxhet. Njësoj do të veprojmë edhe këtë vit. Buxheti për 2024 është më i rritur sesa për vitin 2023.Ka një rritje prej 17,48% krahasuar me vitin 2023. Do të kemi rritje edhe në investime kapitale, si dhe në subvencione”, tha ajo.

Kryetari i Komunës, duke prezantuar punët që janë bërë vitin e kaluar theksoi se këtë vit është rritur numri i dëgjimeve buxhetore vetëm për të dëgjuar sa më shumë kërkesa të qytetarëve.

“Ne e kemi vendosur një praktikë në kuadër të hartimit të buxhetit që të jemi afër qytetarëve. Vitin e kaluar kemi mbajtur 20 dëgjime ku kemi qenë komuna me më së shumti dëgjime ndërsa këtë vit e kemi rritur numrin në 27. Për herë të parë në Kuvendin e Komunës të gjitha projektet janë miratuar nga subjektet politike. Buxheti ka pësuar një rritje në kontestin pozitiv në Komunën e Kamenicës. Ka një rritjë për 100%. Rritjen po mundohemi ta shpërndajmë në mënyrë të barabartë me të gjitha komunat”, theksoi ai.

Kërkesat që banorët e këtyre fshatrave paraqiten kishin të bëjnë me: asfaltim të rrugëve, ndriqim, investime në shkollë të Topanicës, zgjerim të përronjëve, ndalim për hedhjen e mbeturinave në vende ilegale, sjellja e një mjeku në ambulantë çdo ditë jo vetëm ditëve të cakutara, një park për fëmijë, vendosje të pengesave në rrugë, kolektori në Koretin, ujrat atmosferik,hapja e rrugës fushore në Koretin, treg mobil, rrethojë e shkollës, pushimore tek ambulanta në Koretin, trotuar dhe të tjera.

Të gjitha kërkesat e tyre u evidentuan dhe ato më me prioritet do të inkorporohen në projekt buxhet. /2LONLINE/