DYLON

Mbahet takimi konstituiv i Komisionit për Administrimin e Prokurorive

Mbahet takimi konstituiv i Komisionit për Administrimin e Prokurorive
Avatar photo Redaksia

Komisioni për Administrimin e Prokurorive i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i udhëhequr nga kryetari Veton Shabani, ka mbajtur takimin konstituiv, në të cilin morën pjesë anëtarët Sevdije Morina dhe Jovo Radovic dhe Drejtori i Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë, Valon Jupa.

Me këtë rast janë diskutuar një sërë çështjesh, përfshirë edhe rolin e rëndësishëm që do të shfaqë Komisioni përmes monitorimit të administrimit të prokurorive.

EkoHigjiena

Ndër të tjera, Komisioni për Administrimin e Prokurorive ka shqyrtuar aktivitetet e realizuara në vitin 2020 dhe, në këtë kontekst, edhe objektivat e Planit të punës për vitin 2021, si dhe identifikimin i tyre konkret, të harmonizuar dhe të unifikuar me tërësinë e aktet të planifikimit të punës së Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Prokurorit të Shtetit.    

Kryetari i këtij komisioni dhe pjesëmarrësit e tjerë, theksuan përkushtimin e tyre për t’i dhënë mbështetje të fuqishme Këshillit në rrugën e tij që ka përpara, duke potencuar njëzëri nevojën e angazhimit maksimal për arritjen e objektivave institucionale për vitin 2021. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.