DYLON

Mbahet takimi i tretë i Komitetit Drejtues të Strategjisë për Sundimin e Ligjit

Mbahet takimi i tretë i Komitetit Drejtues të Strategjisë për Sundimin e Ligjit
Avatar photo Redaksia

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, ka udhëhequr takimin e sotëm të Komitetit Drejtues të Strategjisë për Sundimin e Ligjit, i treti me radhë, në të cilin morën pjesë Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, si dhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Fillimisht, Kryesuesi Maloku theksoi se beson thellësisht se procesi i rishikimit funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit në Kosovë është një ndër proceset më të rëndësishme për sistemin e drejtësisë dhe se KPK-ja dhe institucionet e tjera, të përfshira në zbatimin e Strategjisë së Sundimit të Ligjit, janë të vetëdijshme se duhet të jetësohet vizioni i reformës në drejtësi dhe të fuqizohet sistemi i drejtësisë në Kosovë. Ai tha se ka angazhim sistematik për zbatimin e aktiviteteve dhe po punohet mirëmenaxhimin dhe për miradministrimin e proceseve që kemi përpara.

EkoHigjiena

Anëtarët e Komitetit Drejtues miratuan Procedurat Standarde të Veprimit për strukturat institucionale të zbatimit të Strategjisë së Sundimit të Ligjit, të cilat kanë të bëjnë me funksionimin e Komitetit Drejtues dhe të organeve të tjera, procedura këto, që standardizojnë procesin dhe evidentojnë detajet e aktiviteteve institucionale.

Pas prezantimit të përgjithshëm dhe raportimeve të veçanta nga anëtarët e organit koordinues ndërinstitucional të Strategjisë, u miratua edhe Raporti vjetor për zbatimin e Planit të Veprimit të Strategjisë për vitin 2022, me ç’rast u konstatuan të arriturat dhe sfidat njëvjeçare dhe hapat e ardhshëm për zbatimin e aktiviteteve që janë duke ngecur. Duhet theksuar se drafti i këtij raporti ka kaluar nëpër fazën e konsultimeve të organizatave joqeveritare, donatorëve dhe publikut.  

Ky komitet miratoi edhe listën e dokumenteve me analizat e politikave të Planit të Veprimit të Strategjisë, që i paraprijnë hartimit të Planit të Veprimit të Strategjisë të Sundimit të Ligjit 2024-2026. Me këtë rast janë trajtuar nëntëmbëdhjetë (19) dokumente në kuadër të pesë (5) objektivave që kanë të bëjnë me Gjyqësorin dhe Prokurorinë efikase, profesionale dhe me integritet, fuqizimin e sistemit të drejtësisë penale, fuqizimin e sistemit të drejtësisë civile dhe administrative, digjitalizimin e institucioneve të drejtësisë dhe qasjen në drejtësi, si dhe janë themeluar grupet punuese përkatëse, të cilat do të kenë mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë për hartimin e tyre. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.