DYLON

Mbahet takimi i tetë i Komitetit Drejtues të Projektit EUKOJUST

Mbahet takimi i tetë i Komitetit Drejtues të Projektit EUKOJUST
Avatar photo Redaksia

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, ka kryesuar takimin e tetë të Komitetit Drejtues të Projektit EUKOJUST.

Në fillim të takimit, Kryesuesi Maloku falënderoi përfaqësuesit e projektit dhe të gjithë akterët e përfshirë në realizimin e aktiviteteve të deritashme, duke theksuar aktivitetet kryesore që janë zhvilluar në kuadër të këtij projekti në mbështetje të sistemit prokurorial gjatë periudhës korrik-shtator 2022.

EkoHigjiena

Takimi ka vazhduar më miratimin e Raportit të gjashtë tremujor për realizimin e aktiviteteve të projektit, ndërsa janë prezantuar raporti i shtatë tremujor për periudhën korrik-shtator 2022 dhe Plani i punës së projektit për tremujorin e fundit të vitit 2022.

Projekti EUKOJUST mbështet sistemin e drejtësisë, financohet nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga Konsorciumi mes IRZ-së (Gjermani), CILC-it (Holandë) dhe Ministrisë së Drejtësisë së Kroacisë dhe ka për qëllim kryesor reformimin e sistemit të drejtësisë në linjë me standardet evropiane dhe ndërkombëtare. /2LOLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.