DYLON

Mbahet takimi i rregullt i mekanizmit koordinues për rastet e dhunës në familje

Mbahet takimi i rregullt i mekanizmit koordinues për rastet e dhunës në familje
Avatar photo Redaksia

Është mbajtur takimi i rregullt (përmbyllës për vitin 2022), i mekanizmit koordinues me akterët të cilët merren me trajtimin e rasteve dhe veprave penale të dhunës në familje, brenda kompetencës së kësaj prokurorie.

Në këtë takim, thirrur dhe organizuar nga Prokurorja dhe Koordinatorja për rastet e dhunës në familje znj. Mehreme Hoxha, dhe mbështetur nga OSCE, ishin të pranishëm përfaqësues nga Prokuroria Themelore në Prizren, Policia e Kosovës për Regjionin e Prizrenit, përfaqësues nga Gjykata Themelore në Prizren, përfaqësues nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, nga Spitali i Përgjithshëm në Prizren, përfaqësues nga Qendra për Punë Sociale dhe Shërbimi Sprovues.

EkoHigjiena

Prokurorja znj. Mehreme Hoxha, theksoi se në periudhën janar – nëntor 2022, Prokuroria Themelore në Prizren ka pranuar treqind e dhjetë (310) kallëzime penale, kundër treqind e dyzet e pesë (345) personave, lidhur me veprat penale të dhunës në familje. Nga këto raste, rreth 83% e viktimave janë gra dhe vajza.

Në këtë takim, të gjithë pjesëmarrësit vlerësuan lartë bashkëpunimin që ekziston në mes institucioneve kompetente për trajtimin e këtyre rasteve, dhe u theksua se rastet e dhunës në familje, janë rastet më të vështira për trajtim, sidomos sfiduese janë rastet kur kemi të bëjmë me kryes me çrregullime mendore. Po ashtu, tek rastet e dhunës në familje, veçanërisht duhet të vlerësohen efektet e traumës te viktima që mund të ndikojë në kujtesën e viktimës. Gjithashtu, u potencua fakti i mungesës së psikologëve klinik të licencuar në Regjionin e Prizrenit.

 Po ashtu, u theksua se çdo rast i dhunës në familje duhet evidentohet në data -bazën e të dhënave për këto raste si dhe kallëzimet penale të hartohen në mënyrë sa më profesionale. Gjithashtu, u kërkua që urdhërarrestet të zbatohen në mënyrë urgjente te kryesit e dhunës në familje, të cilët nuk iu përgjigjen ftesave të rregullta.

Sa i përker rasteve të  dhunës në familje, u vlerësua se është e rëndësishme që të bëhet vlerësimi i rrezikut për viktimën, në mënyrë që të merren masa adekuate për mbrotjte të viktimave, të parapara si në Procedurat standarde të veprimit.

Në fund të takimit, të gjithë pjesëmarrësit u dakorduan që do të vazhdojnë bashkëpunimin, në mënyrë që të gjitha institucionet relevante t’i kryejnë detyrat dhe obligimet e tyre me përgjegjësi dhe profesionalizëm, në mënyrë që viktimat e dhunës në familje të trajtohen me profesionalizëm dhe me dinjitet të plotë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.