DYLON

Mbahet takimi i radhës i komisionit për administrimin e prokurorive

Mbahet takimi i radhës i komisionit për administrimin e prokurorive
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komisionit për Administrimin e Prokurorive të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Veton Shabani, ka mbajtur takimin e parë për vitin 2024, me anëtarët e këtij Komisioni për të diskutuar lidhur me numrin e prokurorëve në sistemin prokurorial, draft planin e punës për vitin 2024, si dhe draft raportin e punës së Komisionit për vitin 2023.

Gjatë këtij takimi anëtarët e Komisionit kanë vlerësuar se rritja e numrit të prokurorëve në sistemin prokurorial është i rëndësishëm për funksionimin sa më të mirë të drejtësisë në vend, duke theksuar se ende ka ngarkesë në punën e secilit prokurorë për shkak të numrit të madh të lëndëve të cilat kanë.

EkoHigjiena

Gjithashtu, anëtarët e këtij Komisioni kanë diskutuar edhe për draft planin e punës për vitin 2024, duke potencuar se në këtë draft plan duhet të përfshihet vlerësimi i objektivave të përcaktuara, strategjitë e parashikuara dhe masat konkrete për të arritur këto objektiva.

Vlen të theksohet se në këtë takim është diskutuar edhe draft raporti i punës së Komisionit për vitin 2023. Anëtarët e Komisionit kanë theksuar se draft raporti i punës për vitin 2023, duhet të përfshijë vlerësimin e arritjeve të komisionit gjatë këtij viti, sfidat e hasura, dhe rekomandimet e nxjerra për të ardhmen. Po ashtu, anëtarët e Komisionit kanë shqyrtuar efikasitetin e veprimeve të ndërmarra, si dhe hapat e nevojshëm të cilat duhet të ndërmerren për të përmirësuar edhe më shumë funksionimin e këtij komisioni. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.