DYLON

Mbahet takimi i radhës i Komisionit për Administrimin e Prokurorive

Mbahet takimi i radhës i Komisionit për Administrimin e Prokurorive
Avatar photo Redaksia

Komisioni për Administrimin e Prokurorive, nën kryesimin e z. Jetish Maloku, mbajti takimin e radhës, në të cilin morën pjesë anëtarja e Komisionit, znj. Laura Pula, Drejtoresha e Njësisë për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorëve (NJSHPP), znj. Arta Kelmendi, si dhe përfaqësuesja e Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (SKPK), znj. Besë Mujaj.

Qëllim kryesor i këtij takimi ishte shqyrtimi i analizës lidhur me vlerësimin e nevojave për numrin e prokurorëve në Prokurorinë Themelore në Prizren.

EkoHigjiena

Në këtë kontekst, Komisioni shqyrtoi të dhënat përkatëse mbi ngarkesën e punës së kësaj prokurorie, përkatësisht numrin e lëndëve në procedurë, në raport me numrin aktual të prokurorëve, si dhe aplikimin e normës orientuese vjetore për efikasitetin e punës prokuroriale.

Me këtë rast, anëtarët e Komisionit aprovoi analizën e vlerësimit të nevojave për prokurorë në Prokurorinë Themelore në Prizren, e cila do të procedohet për shqyrtim dhe vendimmarrje në takimin e radhës së Këshillit Prokurorial të Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.