Në Kamenicë, koordinatorja e NJKDNJ-së Nazmije Demolli-Kastrati në bashkëpunim me Koordinatorin e Projektit nga OJQ “Syri i Vizionit” Naser Lajqi, Shefin e DADNJ pranë MAPL-së Ejup Kamberaj, Zyrtaren e Lartë në DADNJ pranë MAPL-së Luljeta Ibishi Ferizi, si dhe Qendresa Ibra Zariqi – Zyrtare e Lartë për të Drejtat e Fëmijëve pranë Zyrës për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit, kanë mbajtur takimin e parë për hartimin e Planit të Veprimit të Ekipit për të Drejtat e Fëmijës.
Ky aktivitet kishte për qëllim mbështetjen e ekipit për përpilimin e një plani gjithëpërfshirës dhe funksional, që adreson nevojat dhe të drejtat e fëmijëve. Takimi ofroi një hapësirë adekuate për diskutime produktive.
Pjesëmarrësit u angazhuan në një diskutim të frytshëm rreth prioriteteve që duhet të përfshihen në plan, duke shfrytëzuar mundësitë e krijuara nga mbështetja e OJQ-së “Syri i Vizionit”.
“Takimi rezultoi i suksesshëm dhe u konsiderua si një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të të drejtave të fëmijëve në nivel komunal. Puna për hartimin e Planit do të vazhdojë me përkushtim, duke synuar përfundimin e tij në një afat të arsyeshëm kohor”, u tha në njoftimin e Komunës së Kamenicës. /2LONLINE/