DYLON

Mbahet takimi i parë i Këshillit Organizativ me rastin e shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Mbahet takimi i parë i Këshillit Organizativ me rastin e shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Avatar photo Redaksia

Mbahet takimi i parë i Këshillit Organizativ për manifestim me rastin e shënimit të 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili do të zhvillohet më 5, 6 dhe 7 mars 2026, kryesuar nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bashkëkryesues, ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti si dhe anëtarë të Këshillit dhe përfaqësues nga Zyra e Presidentes, Kuvendi i Kosovës, Zyra e Kryeministrit dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Gjatë këtij takimi u diskutua gjerësisht për agjendën e aktiviteteve për tri ditët e manifestimit, si dhe për ndarjen e detyrave dhe përgjegjësive ndërmjet institucioneve përkatëse, për të organizuar këtë ngjarje me rëndësi të veçantë shtetërore.

EkoHigjiena

Pas konsultimeve të përbashkëta, Këshilli Organizativ miratoi agjendën zyrtare për datat 5, 6 dhe 7 mars, si dhe logon zyrtare të manifestimit.

Institucionet përgjegjëse do të vazhdojnë koordinimin e ngushtë në ditët në vijim për të siguruar realizimin e suksesshëm të të gjitha aktiviteteve të parapara në kuadër të kësaj ngjarjeje. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.