DYLON

Mbahet takimi i parë i Grupit të punës së përdorueseve të SMIL-it në sistemin prokurorial

Mbahet takimi i parë i Grupit të punës së përdorueseve të SMIL-it në sistemin prokurorial
Avatar photo Redaksia

Grupi i punës së përdorueseve të Sistemit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL) në sistemin prokurorial, i udhëhequr nga kryesuesja e këtij grupi, prokurorja në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, znj.Sevdije Morina, ka mbajtur takimin e parë, në të cilin morën pjesë anëtarët dhe zyrtarët përkatës të njësive organizative të SKPK-së dhe NJSHPP-së. 

Qëllimi i takimit të sotëm ishte diskutimi për prioritetet e punës, të cilat ndikojnë në zbatimin efikas dhe efektiv të digjitalizimit të plotë të punës dhe angazhimin për largimin e formës së punës manuale të raporteve dhe regjistrave që gjenerohen në SMIL.

EkoHigjiena

Më këtë rast është diskutuar për pyetësorët e SMIL-it që nevojiten për të marrë përshtypjet e përdoruesve në aspektin e përdorimit të SMIL-it dhe avancimin e tij, pyetësorë këta, të cilët janë aprovuar nga grupi punues.

Ndër të tjera, në takimin e sotëm janë shqyrtuar edhe raportet e ndryshme, si dhe ato që ndërlidhen me mekanizmin përcjellës, vlerësimin e perfomancës së prokurorëve dhe të ngjashme. 

Në përfundim të këtij takimi, grupi punues caktoi prioritetet e zhvillimit të raporteve në SMIL, përfshirë edhe afatet kohore për realizmin e tyre. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.