DYLON

Mbahet takimi i Këshillit përgatitor për themelimin e Fondit të Sigurimeve shëndetësore

Mbahet takimi i Këshillit përgatitor për themelimin e Fondit të Sigurimeve shëndetësore
Avatar photo Redaksia

Kryesuar nga Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani u mbajt sot takimi i radhës i Këshillit përgatitor për themelimin e Fondit të Sigurimeve shëndetësore.

Në këtë takim të Këshillit përgatitor për themelimin e Fondit të Sigurimeve shëndetësore, është raportuar për aktivitetet e zhvilluara në periudhën midis dy takimeve të Këshillit, disa ndryshime të bërë në Agjensionin e Financimit të Shëndetësisë, raportimin rreth zhvillimit të aktiviteteve sipas planit dinamik për përgatitjet për mbledhjen e premiumeve shëndetësore dhe përgatitjet e tjera për këtë proces sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, në takim u biseduar edhe për aspekte të ndryshme teknike që kanë të bëjnë me regjistrin civil, pakon e shërbimeve shëndetësore, përcaktimin e kategorive që do të lirohen nga pagesa përmes testit zyrtar të varfërisë, fillimin e zbatimit të marrëveshjeve midis Ministrisë dhe komunave për pagesën e performancës per kapitacion, etj.

EkoHigjiena

Ministri Rrahmani ka kërkuar nga anëtarët e Këshillit dhe institucionet që kanë përgjegjësi që të ndihmojnë në fillimin e procesit të zbatimit të sigurimeve shëndetësore që të përmbushin përgjegjësitë e tyre, ndërkohë që u theksua se para fillimit të mbledhjes së premiumeve, qytetarët do të informohen për mes një fushate informuese për sigurimet shëndetësore , përgjegjësitë dhe përfitimet e para.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.