Mbahet takimi i dytë me grupin punues për hartimin e Rregullores Komunale për të Drejtat e Fëmijëve

Mbahet takimi i dytë me grupin punues për hartimin e Rregullores Komunale për të Drejtat e Fëmijëve

Në Kamenicë, Organizata Jo-qeveritare Network of Peace Movement (NOPM), si pjesë e projektit “Përkrahja e Qendrës për Punë Sociale në përmirësimin e shërbimeve në shtëpi, dhe ato rezidenciale për fëmijët dhe të rriturit në nevojë’’,  ka mbajtur takimin e dytë për hartim të Rregullores për të drejtat e fëmijëve.

Qëllimi i takimit ishte vazhdimi i punimeve në draftin e rregullores për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe konsultimi i legjislacionit që rregullon fushën e të drejtave të fëmijëve.

Në takim përveç stafit të NOPM-së të pranishëm ishin edhe anëtarët e grupit punues komunal për hartimin e kësaj rregulloreje.

NOPM do të vazhdoj me punëtoritë e radhës deri në finalizim dhe aprovim të rregullores në fjalë nga ana e Kuvendit Komunal në Kamenicë.

Ky projekt përkrahet nga organizata ndërkombëtare “Save the Children International” (SCiK) në Kosovë, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkë-financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA) dhe mbështetur nga Save the Children në Kosovë në bashkëpunim me Qendrën Evropiane për Politika të Mirëqenies Sociale dhe Kërkim.

KOMENTE