DYLON

Mbahet takimi i 206-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Mbahet takimi i 206-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës
Avatar photo Redaksia

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi Jetish Maloku, ka mbajtur takimin e 206-të me radhë, i cili është mbajtur në përputhje me të gjitha masat mbrojtëse kundër pandemisë Covid-19.

Në fillim të këtij takimi, para anëtarëve të KPK-së është prezantuar Raporti periodik janar-shtator 2021 për veprat penale karakteristike të Mekanizmit përcjellës ndërinstitucional, raport ky, i cili pas diskutimeve është miratuar.

EkoHigjiena

Më tej takimi ka vazhduar me njoftimin lidhur me raportimet e kryeprokurorëve të prokurorive të Republikës së Kosovës për periudhën korrik-shtator 2021, raportime këto, të cilat bëhen me shkrim.

Më tej, KPK-ja ka miratuar kërkesën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Pejës për të filluar procedurat për avancimin e një prokurori në Departamentin për të Mitur në këtë prokurori, me ç’rast ka votuar për shpalljen e brendshme për avancim.

Në këtë takim Këshilli Prokurorial i Kosovës ka caktuar Astrit Kolajn, Udhëheqës i Zyrës për Komunikim Publik, si zyrtar të ri për Qasje në Dokumente Publike të sistemit prokurorial të Kosovës.

KPK-ja ka miratuar gjatë këtij takimi Raportin për rivlerësimin e performancës së një prokurori, Raportin për vlerësimin e performancës së 10 prokurorëve dhe ka miratuar pjesërisht Raportin për vlerësimin e performancës së 12 prokurorëve, duke aprovuar kundërshtimin e paraqitur nga një prokuror lidhur me vlerësimin dhe ka obliguar Komisionin që të bëjë rivlerësimin e atij prokurori.

Në këtë takim, Këshilli ka themeluar dy panele hetimore për trajtimin e rasteve disiplinore ndaj një prokurori të Prokurorisë Themelore të Pejës dhe një prokurori të Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Në fund të takimit është mbajtur seancë dëgjimore disiplinore lidhur me rastin e një prokurori në Prokurorinë Themelore në Pejë, ku vendimi përkatës do të bëhet publik siç parashihet me Ligj. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.