DYLON

Mbahet takim lidhur me zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve

Mbahet takim lidhur me zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve
Avatar photo Redaksia

Instituti SINK, në kuadër të projektit “Promovimi i mekanizmave për mbrojtjen e të drejtave të gjuhëve në Kosovë”, realizuar në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit dhe Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut (NJKDNJ) në Komunën e Kamenicës mbështetur nga Zyra e Komisionerit për Gjuhët, ka organizuar një takim për të diskutuar mbi zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Ky ligj, si një e drejtë thelbësore e garantuar nga Kushtetuta dhe legjislacioni përkatës, ishte në fokus të diskutimit, duke adresuar gjithashtu sfidat dhe problemet praktike që hasen gjatë zbatimit të tij.

Takimin e hapi koordinatorja e NJKDNJ-së, znj. Nazmije Demolli Kastrati, e cila përshëndeti të pranishmit duke theksuar se Kamenica respekton të drejtën për përdorimin e gjuhëve.

EkoHigjiena

“Në shumë aspekte, Kamenica është një shembull i rrallë i bashkëjetesës në Kosovë. Si një komunë e vogël, por me vizion të madh dhe një nivel të lartë qytetërimi, Kamenica respekton në mënyrë të veçantë të drejtën për përdorimin e gjuhëve. Prandaj është zgjedhur nga Instituti SINK për të trajtuar çështje të rëndësishme që lidhen me këtë temë”, ka thënë ajo.

Gjatë takimit, z. Valdon Bytyqi, zyrtar nga Ministria e Drejtësisë, njëherit edhe ligjërues prezantoi temat kryesore mbi:

• Të drejtën e gjuhës si e drejtë universale;

• Përdorimin e gjuhëve sipas Kushtetutës së

Republikës së Kosovës;

• Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, zbatimin e tij dhe sfidat kryesore që e shoqërojnë.

Kamenica, si një komunë multietnike e cila përfaqëson diversitetin etnik dhe gjuhësor, u përzgjodh për këtë takim duke pasur në qendër rëndësinë e trajtimit të të drejtave gjuhësore në një kontekst të tillë. Diskutimet shërbyen për identifikimin e sfidave dhe eksplorimin e zgjidhjeve konkrete për të garantuar zbatimin e plotë të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave gjuhësore të të gjitha komuniteteve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.