DYLON

Mbahet sot në Beguncë manifestimi kushtuar 2 Korrikut

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Me rastin e 25 vjetorit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut, në fshatin Beguncë po zhvillohen aktivitete sportive, respektivisht turniri në futboll të vogël ku po marrin pjesë ekipe nga qendra të ndryshme të Kosovës dhe jashtë saj.

Manifestimi qendror do të mbahet sonte prej orës 18;30, ku do të marrin pjesë ish-deputet të Kuvendit të atëhershëm, ndërsa do të luhet edhe ndeshja finale e këtij turniri. Sipas organizatorëve, në këtë ngjarje sportive, pritet të marrin pjesë edhe udhëheqës të FFK-së, futbollistë kosovarë që luajnë në skuadra evropiane si Shaqiri e Xhaka dhe emra të njohur të estradës kosovare. Ndryshe, “2 Korriku” është festë publike e cila shënohet me aktivitete sportive në komunën e Vitisë. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.