DYLON

Mbahet sesioni informues lidhur me subvencionimin e bizneseve start-up dhe bizneset e grave

Mbahet sesioni informues lidhur me subvencionimin e bizneseve start-up dhe bizneset e grave
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, mbajti sesion informues lidhur me thirrjen publike “Fondi për subvencionimin e bizneseve start-up dhe bizneset e grave 2024”.

“Vitin e dytë me radhë, hapet thirrja publike për përkrahjen financiare për Start-Up dhe bizneset me pronare gra. Fondi 113 mijë euro ka për qëllim zhvillimin ekonomik”, tha kryetari i Komunës së Gjilanit,  Alban Hyseni.

EkoHigjiena

Ai shtoi se do të ketë përkrahje direkte financiare për ndërmarrjet e të rinjve dhe fuqizimin e bashkëpunimit me sektorin e biznesit.

“Është një tjetër zotim i joni elektoral i cili po përmbushet. I bëjmë thirrje të gjithë të rinjëve dhe grave ndërmarrëse që të aplikojnë dhe të fillojnë apo zgjerojnë bizneset e tyre ekzistuese, ashtuqë së bashku të fuqizojmë sektorin e biznesit dhe zhvillimin ekonomik të qytetit”, tha Hyseni.

Kryetari trego tutje se vitin e kaluar janë dhënë 135 mijë euro ku kanë përfituar 45 persona.

Ndërsa, Enver Shabani, drejtor i Zhvillimit Ekonomik, tha se po vazhdon mbështetja për bizneset.

Sipas tij të gjithë të interesuarit duhet të aplikojnë në thirrjen për subvencionimin e bizneseve të grave ekzistuese dhe ndërmarrësit e rinj për tu informuar rreth mënyrës së aplikimit, kriteret e përzgjedhjes sipas udhëzuesit për aplikantë.

Derisa falënderime patën edhe dy përfituese të subvencionit nga viti i kaluar, të cilat pas përfitimit të grantit nga komuna po vazhdojnë me biznes.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.