DYLON

Mbahet sesioni informues “Fondi për Subvencionimin e bizneseve Start-up dhe bizneset e Grave 2025”

Mbahet sesioni informues “Fondi për Subvencionimin e bizneseve Start-up dhe bizneset e Grave 2025”
Avatar photo Redaksia

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik e Komunës së Gjilanit, mbajti sesionin informues lidhur me thirrjen publike “Fondi për Subvencionimin e bizneseve Start-up dhe bizneset e Grave 2025”.

Në këtë takim informues morën pjesë dhjetëra të rinj, gra, përfaqësues të bizneseve, qytetarë të interesuar, organizata lokale dhe nga Agjencia Zhvillimore Rajonale-Lindje.

EkoHigjiena

Enver Shabani, drejtor për Zhvillim Ekonomik, tha se për herë të tretë ndajnë mjete për sipërmarrësit e rinj dhe gratë.

Sipas tij rëndësia e kësaj skeme është një mundësi konkrete për të mbështetur zhvillimin ekonomik lokal dhe për të fuqizuar iniciativat e reja të biznesit.

“Përmes kësaj skeme synohet përkrahja e ideve të qëndrueshme dhe inovative, të cilat ndikojnë pozitivisht në ekonominë lokale dhe krijimin e vendeve të reja të punës”, tha Shabani.

Më tej drejtori i Zhvillimit Ekonomik, theksoi përkushtimin për të siguruar një proces transparent dhe gjithëpërfshirës.

Nënkryetarja e Komunës Leonora Morina Bunjaku, tha se përmes fondit për ndërmarrësit edhe sivjet do të përkrahin gratë dhe sipërmarrësit e rinj.

Sipas saj roli i komunës është krijimi I një mjedisi të favorshëm për zhvillim ekonomik, duke inkurajuar qytetarët që të përfitojnë nga kjo mundësi dhe të kontribuojnë në rritjen e mirëqenies së përgjithshme në komunën tonë.

“Për herë të parë nga kjo qeverisjeje nga viti 2023 janë financuar idetë e grave dhe të rinjve në biznes e cila sivjet shënon vitin e tretë, ku edhe arrin shuma prej gjysmë milioni eurove”, tha Morina Bunjaku.

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, inkurajoi gratë dhe të rinjtë që të aplikojnë për grante dhe të kontribuojnë së bashku në zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm të komunës.

Gjatë sesionit, pjesëmarrësit u informuan në detaje për kriteret e aplikimit, prioritetet e përzgjedhjes si dhe dokumentacionin e nevojshëm. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.