DYLON

Mbahet seminari për “Zhvillimin profesional të mësuesve nga Lugina e Preshevës”

Mbahet seminari për “Zhvillimin profesional të mësuesve nga Lugina e Preshevës”
Avatar photo Redaksia

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Bujanocit si dhe deputetit popullor Fatmir Hasani në bashkëpunim me Ministren e arsimit Lindita Nikolla në Shqipëri është mbajtur seminari i parë për “Zhvillimin profesional të mësuesve nga Lugina e Preshevës”.

Ligjëratat në këtë seminar kanë qenë të përqëndruara në lëndën e Gjuhës Shqipe dhe ate të Historisë në Shqipëri, si dhe rreth planprogrameve dhe teksteve si dhe aplikimit të mesimdhënies e mësimnxënies në Lugin të Preshevës. Seminari ka qenë mjaft frytëdhënës për mësuesit e Luginës së Presheves kryesisht në aplikimin e metodave të avancuara në mësimdhënies, shprehet për Titulli.com, Agim Hasani nga departamenti i arsimit në Komunën e Bujanocit .

Hasani thotë se” të gjithë pjesëmarrësit janë ndarë të kënaqur me zvillimin e seminarit dhe se depertamenti për arsim në komunën e Bujanocit me këshilltarët e Ministres Nikolla kanë rën dakord për intensifikimin e bisedimeve dhe takimeve për të vazhduar bashkëpunimin për mbajtjen e seminareve të tjera të këtij lloji mirëpo të lëndëve të tjera”.

EkoHigjiena

Në këtë seminar kan qenë 90 pjesmarrës nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja i cili është pëcjellur me vëmendje të madhe nga mediumet e Shqipërisë.

BURIMI: Titulli

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.