DYLON

Mbahet seminari orientues lidhur me Planin e Reagimit Kombëtar në situata krizash

Mbahet seminari orientues lidhur me Planin e Reagimit Kombëtar në situata krizash
Avatar photo Redaksia

Agjencia e Menaxhimit Emergjent e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka mbajtur seminar orientues lidhur me Planin e Reagimit Kombëtar dhe detyrat dhe përgjegjësitë e Grupit Ndërinstitucional për Menaxhimin e Incidenteve, për menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera në Republikën e Kosovës.

Ky seminar ka për qellim njohjen me dokumentet bazike të Republikës së Kosovës,  zbatimin e këtyre dokumenteve për menaxhimin emergjent si dhe gatishmërinë e institucioneve vendore për planifikim dhe vendimmarrje, për reagim dhe koordinim gjatë incidenteve të karakterit kombëtar.

Me këtë rast, Agjencia e Menaxhimit Emergjent e MPB-së ka rolin dhe mandatin koordinues qeveritar për menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera.

EkoHigjiena

Ky seminar i organizuar pas ushtrimit ndërinstitucional “Reagimi i Përbashkët 2018”, është përkrahur dhe asistuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Garda e Ajovas, Ushtria e SHBA-ve, Agjencia Federale e Menaxhimit Emergjent, Forca e Sigurisë se Kosovës dhe institucionet tjera vendore.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.