Mbahet seanca, por pa opozitën!

Mbahet seanca, por pa opozitën!

Është mbajtur mbledhja e shtatë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë, në të cilën janë shqyrtuar disa pika të rendit të ditës, të cilat kanë hy në rend dite në këtë seancë, pasi në Komitetin për Politikë e Financa, anëtarët e këtij komiteti nga radhët e opozitës, bojkotuan mbledhjen.

Edhe në seancën e Kuvendit, këshilltarët e opozitës lëshuan mbledhjen, me arsyetimin se duhet të mos shqyrtohen pikat e rendit të ditës që nuk janë miratuar njëzëri në KPF, përpos Informatës për punën e kryetarit të komunës për periudhën janar-qershor 2019.

Fillimisht, kryesuesi i Kuvendit Naim Pira, njoftoi për ligjshmërin e miratimit të pikave të seancës së kaluar nga MAPL, sikur edhe ajo e Kornizës Afatmesme Buxhetore /KAB/.

Ndonëse pa këshilltarët e opozitës, por me 14 prezent nga 27 sa numëron Kuvendi Komunal i Vitisë, janë shqyrtuar pikat e parapara.

Pos Informatës së punës së kryetarit të komunës Sokol Haliti për periudhën janar-qershor 2019, janë shqyrtuar dhe miratuar njëzëri pasqyrat Financiare të buxhetit Komunal për periudhën janar-qershor 2019, Informata lidhur me Raportin e auditimit për Pasqyrat Financiare te Komunës së Vitisë për vitin përfundimtar me 31.12.2018, propozim vendimi për inicimin e themelimit të Teatrit të Qytetit, propozim vendimi për shpalljen në diskutim publik projekt planin e punës se Kuvendit Komunal të Vitisë për vitin 2020, propozim vendimi për shpalljen në diskutim publik të rregullores për Tatimit në prone për vitin 2020, si dhe propozim vendimit për shpalljen në diskutim taksa ngarkesa dhe gjoba.

KOMENTE