(2LONLINE) – Në seancën e tretë të rregullt të Kuvendit Komunal të Vitisë që është mbajtur sot është diskutuar dhe shqyrtuar me shumicë votash propozim rregullorja për plotësimin dhe ndryshimin e rregullores për punën e Kuvendit me nr. 01-013/4905, propozim rregullore për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores mbi transparencë nr 01-013/1142 , propozim vendimi për bartjen e buxhetit komunal nga të hyrat ventanake, propozim vendimi për dhënin e pëlqimit të kompanisë private Eko Energji për hulumtimin në fushën energjisë.
Gjithashtu gjatë kësaj seance është dhënë edhe informata lidhur me obligimet financiare për vitin 2013 si dhe një informatë lidhur me shëndrrimin e tokës bujqësore në tokë ndërtimore.
Ndërkaq seancën e plotë, mund ta ndiqni sot në Radio Televizionin Iliria dhe atë në ora 20:00h. Poashtu kjo seancë do të transmetohet në ditën në vijim në uebfaqën zyrtare të komunës së Vitisë: kk.rks-gov.net/viti . /2lonline/