DYLON

Mbahet seanca e radhës, flitet në veçanti për pasqyrat financiare Janar-dhjetor 2021

Mbahet seanca e radhës, flitet në veçanti për pasqyrat financiare Janar-dhjetor 2021
Avatar photo Redaksia

Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur sot mbledhjen e dytë të rregullt të kryesuar nga Kryetari i Kuvendit, Bekim Azizi. Gjatë kësaj mbledhje janë paraqitur disa pika të rëndësishme për këtë komunë, por me thekës të veçantë është diskutuar për pasqyrat Financiare të Buxhetit Komunal për periudhën janar-dhjetor 2021.

Fillimisht janë parashtruar pyetje për ekzekutivin komunal nga këshilltarët e kuvendit jashtë pikave të paraparë të rendit të ditës. Këtyre pyetje kryesisht ju është përgjigjur zv. Kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe drejtorët e drejtorive. Megjithatë në këtë takim në veçanti është folur për pasqyrat financiare për vitin e shkuar, për të cilat ka raportuar drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik Besnik Imeri. Ai bëri me dije edhe shkallën e lartë të rritjes së të hyrave në vitin e shkuar që për disa po cilësohet si e rritje rekorde në krahasim me planifikimin e paraparë për vitin 2021.

EkoHigjiena

Përndryshe në këtë seancë janë shqyrtuar dhe miratuar me shumicë votash këto pika:

Pasqyrat Financiare të Buxhetit Komunal për periudhën janar-dhjetor 2021.

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim rregullores për ndryshim plotësimin e Rregullores me Nr.01-110/05-731, të datës 24.09.2021 për taksa, ngarkesa dhe gjoba.

Propozim për shqyrtimi dhe miratimin e iniciativës së kryetarit për ndryshim dhe plotësimin e statutit të Komunës së Vitisë me Nr.01-013/491, të datës 21.04.2011.

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për themelimin e komisionit për ndryshim plotësimin e Statutit të Komunës së Vitisë me Nr.01-013/491, të datës 21.04.2011.

Propozim për shqyrtimi dhe miratimin e Propozim Vendimit për formimin e Komisionit për procedurat e mëtutjeshme të dhënies me qira të vend gjuetisë në territorin e Komunës së Vitisë.

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për themelimin e Komitetit për Barazi Gjinore.

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për themelimin e Komitetit për Arsim, Rini dhe Sport të Komunës së Vitisë.

Propozim për shqyrtimi dhe miratimin e propozim vendimit për aprovimin e Planit të Punës të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), për vitin 2022.

Propozim për shqyrtimi dhe miratimin e Propozim Vendimit për miratimin e listës së veçantë të pronave të paluajtshme të komunës që planifikohen për dhënien në shfrytëzim gjatë vitit 2022. Në këtë pike u perfshi edhe propozim per zgjerimin e varrezave në Kabash.

Kurse gjithashtu me pajtimin e shumicë së këshilltarëve në këtë mbledhje është future edhe një propozim vendim tjetër, konkretisht për caktimin e lokacionit për vendosjen e bustit të martirit, Milaim Tahiri në fshatin Gërmovë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.