DYLON

Mbahet seanca e jashtëzakonshme për PTK-në

Avatar photo Redaksia

Kuvendi i Kosovës mbanë seancë të jashtëzakonshme, ku pikë e rendit të ditës do të jetë krijimi i një komisioni hetimor Parlamentar për çështjen e privatizimit të 75 për qind të aksioneve të PTK-së. Kjo seancë mbahet me kërkesën e Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës të mbështetur edhe nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosjes dhe deputet të tjerë.

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se seanca do të mbahet sot dhe do të publikohen emrat e 40 deputetëve nënshkrues dhe do të zgjidhet edhe kryetari i komisionit dhe 11 anëtarë që secili grup ta ketë përfaqësuesin e tij.

EkoHigjiena

Sipas Beqirit, Qeveria e Kosovës së bashku me kompaninë “AXOS – kapital”, që po merren me shitjen e PTK-së, duhet të heqin dorë nga ky aktivitet derisa komisioni ta përfundoj punën e tij gjashtë mujore.

Kurse, shefi i Grupit Parlamentare të PDK-së, Adem Grabovci ka thënë se janë të gatshëm të hetojnë çdo proces, përfshirë edhe privatizimin e PTK-së, ani pse nuk e mohon se privatizimi i kësaj kompanie po shkon drejt dështimit.

”Por ajo që po ndodh unë jam skeptik që mund të vazhdojë më tutje, dhe ky po proces po shihet qartë se po shkon drejt dështimit pa fajin tonë. Dëmet do të jenë jashtëzakonisht të mëdha për ekonominë e Kosovës dhe dikush duhet ta merr këtë përgjegjësi”, ka thënë ai.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.