DYLON

Mbahet punëtoria për vlerësimin e shërbimeve shëndetësore në Kamenicë

Mbahet punëtoria për vlerësimin e shërbimeve shëndetësore në Kamenicë
Avatar photo Redaksia

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ka mbajtur punëtorinë (Fletnotimi Komunitar) për vlerësimin e shërbimeve shëndetësore në Komunën e Kamenicës.

Në këtë punëtori morën pjesë përfaqësues të PRAK Kosova, Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Suna Zajmi-Krasniqi, stafi shëndetësor si dhe qytetarë të Komunës.

Temë diskutimi gjatë punëtorisë ishte se si të krijohet një dialog social mes stafit shëndetësor dhe qytetarëve në mënyrë që të gjendet zgjidhje për problemet me të cilat përballen.

EkoHigjiena

Sipas PRAK Kosova, qëllimi i këtij projekti është i fokusuar në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe në kënaqshmërinë e qytetarëve me shërbimet e ofruara, pasi për këtë qytetarët/pacientët kanë një rol legjitim dhe të rëndësishëm si vlerësues të kujdesit shëndetësor.

Po ashtu edhe Drejtoresha e DShMS-së Zajmi-Krasniqi ka mirëpritur këtë punëtori, dhe tha se janë duke punuar që qytetarëve të Kamenicës t’iu ofrojnë shërbime shëndetësore sa më cilësore.