Komuna e Kamenicës ka mbajtur punëtorinë në lidhje me hartimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZhK).
Në këtë punëtori u diskutua se si të hartohet vizioni i komunës dhe koncepti zhvillimor hapësinor përmes skenarëve.
Ndër të tjera pjesëmarrësit u ndanë në grupe ku u bazuan në temat për të gjithë sektorët e komunës, si dhe u hartuan qëllimet dhe objektivat që shërbejnë si udhërrëfyes për arritjen e vizionit të planit. /2LONLINE/