DYLON

Mbahet punëtoria për Hartimin e Planit të Veprimit për UPF dhe Inkasim 2024

Mbahet punëtoria për Hartimin e Planit të Veprimit për UPF dhe Inkasim 2024
Avatar photo Redaksia

Mbahet punëtoria për Hartimin e Planit të Veprimit për UPF dhe Inkasim 2024. Qëllimi i punëtorisë ishte që të identifikohen objektivat strategjike dhe aktivitetet specifike që do të përfshihen në Planin e Veprimit për UPF dhe Inkasim për vitin 2024.

Diskutimet u karakterizuan nga një shkëmbim konstruktiv i ideve dhe strategjive për të adresuar sfidat dhe për të përmirësuar performancën në sektorin e inkasimit.

EkoHigjiena

Pjesëmarrësit në takim ishin:

Ymer Salihu – Kryeshefi Ekzekutiv
Merita Xhelili – Zyrtare për Financa
Makfire Kadriu – Koordinatore për UPF
Granit Sylejmani – Menaxher i Divizionit për Shërbime me Konsumatorë
Valon Maliqi – Menaxher i Divizionit Komercial
Shpat Klaiqi – Menaxher i Divizionit të Rrjetit të Ujësjellësit
Kemur Mustafa – Menaxher i Njësisë Operative, Komuna e Vitisë
Sherif Thaqi – Menaxher i Njësisë Operative, Komuna e Kamenicës

Ky takim ka shërbyer si një forum për shqyrtimin e sfidave dhe mundësive që organizata përballon në vitin 2024. Diskutimet thelluan analizën e nevojave të mundshme dhe identifikuan hapat specifik që do të ndërmerren për të përmbushur objektivat e vendosura në Planin e Veprimit.

Pas takimit, planifikohet një vazhdimësi e këtyre bisedimeve dhe një koordinim të rregullt për të siguruar përshtatshmërinë dhe efikasitetin e masave të ndërmarra.

Në fund të punëtorisë, Kryeshefi Ekzekutiv Ymer Salihu, shprehu falënderimin e tij ndaj të gjithë pjesëmarrësve për kontributin e tyre të çmuar.

Ai gjithashtu bëri thirrje për një përkushtim të vazhdueshëm dhe vendosmëri për të përmbushur qëllimet e kompanisë Hidromorava dhe për të siguruar një përgjigje efektive ndaj çdo sfide që mund të paraqitet në rrugën tonë, thuhet në njoftimi ne kësaj Kompanie. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.