DYLON

Mbahet punëtoria “Format e ndryshme të dhunës me bazë gjinore dhe mbrojtja nga dhuna kibernetike”

Mbahet punëtoria “Format e ndryshme të dhunës me bazë gjinore dhe mbrojtja nga dhuna kibernetike”
Avatar photo Redaksia

Komuna e Kamenicës, përmes Zyrës për Barazi Gjinore dhe në bashkëpunim me Koordinatoren e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut, ka organizuar një punëtori ndërgjegjësuese me temën: “Format e ndryshme të dhunës me bazë gjinore dhe mbrojtja nga dhuna kibernetike”.

Ky aktivitet është zhvilluar në kuadër të Planit Lokal të Veprimit për Barazinë Gjinore, me mbështetjen e projektit “Gender Equality Facility”, i financuar nga Bashkimi Evropian, zbatuar nga UN Women, dhe mbajtur në hapësirat e Cacttus Education.

EkoHigjiena

Punëtoria është udhëhequr nga trajnerja e UN Women, Mirjeta Nagavci, e cila përmes diskutimeve, ushtrimeve praktike dhe reflektimeve, ka trajtuar format e ndryshme të dhunës me bazë gjinore, me fokus të veçantë te dhuna digjitale dhe mbrojtja nga sulmet kibernetike.

Në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe pedagogu i shkollës së mesme të lartë në Komunën e Kamenicës, Afrim Hoda.

Qëllimi i këtij aktiviteti është të kontribuojë në ngritjen e vetëdijes dhe në krijimin e mjediseve të sigurta, gjithëpërfshirëse dhe të barabarta për të gjithë qytetarët e komunës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.