DYLON

Mbahet punëtoria e radhës për hartimin e Hartës Zonale Komunale

Mbahet punëtoria e radhës për hartimin e Hartës Zonale Komunale
Avatar photo Redaksia

Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, të Komunës së Kamenicës, më 12.05.2026, në sallën e Bibliotekës së qytetit, organizoi punëtorinë e radhës në kuadër të procesit për hartimin e Hartës Zonale Komunale (HZK), gjatë së cilës u rishikuan kushtet zhvillimore për të gjitha zonat e përcaktuara.

Në këtë punëtori morën pjesë shumica e anëtarëve të Ekipit Komunal të Planifikimit (EKP) dhe Ekipit Komunal të Komunitetit (EKK). Diskutimet u fokusuan në mundësinë e përshtatjes më të mirë të kushteve zhvillimore me karakteristikat dhe nevojat socio-ekonomike të komunës.

EkoHigjiena

Po ashtu, u theksua nevoja për koordinim më efektiv ndërmjet Komunës, veçanërisht Drejtorisë së Investimeve Kapitale, dhe ndërmarrjeve publike, me qëllim që t’i jepet përparësi zhvillimit të infrastrukturës teknike në zonat me potencial më të lartë zhvillimi.

Pjesëmarrësit vlerësuan gjithashtu rëndësinë e lehtësimit të kushteve zhvillimore, veçanërisht në zonën urbane, si hap i rëndësishëm drejt një planifikimi më efikas dhe zhvillimi të qëndrueshëm hapësinor.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.