DYLON

Mbahet punëtoria e parë për hartimin e Planit të Mobilitetit të Qëndrueshëm Urban në Kamenicë

Mbahet punëtoria e parë për hartimin e Planit të Mobilitetit të Qëndrueshëm Urban në Kamenicë
Avatar photo Redaksia

Komuna e Kamenicës në bashkëpunim me UN-Habitat Kosova dhe me mbështetjen e Friedrich Ebert Stiftung (FES), mbajti punëtorinë e parë për hartimin e Planit të Mobilitetit të Qëndrueshëm Urban (PMQU), një proces i rëndësishëm që synon përmirësimin e lëvizshmërisë, sigurisë dhe cilësisë së jetës për qytetarët e Kamenicës.

Punëtoria u hap nga Kryesuesi i Komisionit për hartimin e Planit të Mobilitetit të qëbdrueshëm urban të Kamenicës, Besim Morina, i cili prezantoi iniciativën dhe procesin e hartimit të PMQU-së në Komunën e Kamenicës. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të UN-Habitat Kosova, Friedrich Ebert Stiftung (FES), Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), drejtorë të drejtorive komunale, zyrtarë komunalë, Komandanti i Stacionit Policor në Kamenicë, Basri Shkodra, si dhe palë të tjera të interesit.

EkoHigjiena

Gjatë sesionit të parë u prezantua pilot-projekti i transportit publik i financuar nga FES, ndërsa përfaqësuesit e Komunës së Vushtrrisë ndanë përvojat e tyre lidhur me procesin e hartimit të Planit të Mobilitetit të Qëndrueshëm Urban. Po ashtu, u prezantuan të dhënat fillestare mbi gjendjen e lëvizshmërisë në Kamenicë, të përgatitura nga ekspertët e UN-Habitat.

Në sesionin e dytë të punëtorisë, pjesëmarrësit diskutuan sfidat kryesore të lëvizshmërisë në zonat urbane të komunës, identifikuan prioritetet dhe mundësitë për zhvillimin e lëvizshmërisë së qëndrueshme, si dhe propozuan masa konkrete për tejkalimin e problemeve dhe përmirësimin e qasjes në transport, sigurisë rrugore dhe lëvizjes aktive.

Hartimi i Planit të Mobilitetit të Qëndrueshëm Urban do të shërbejë si një dokument strategjik për zhvillimin e një sistemi modern, të sigurt dhe gjithëpërfshirës të transportit në Komunën e Kamenicës, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi më të gjelbër dhe më të përshtatshëm për të gjithë qytetarët. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.