Mbahet punëtori për prezantimin e Draftrregullores për organizmin e brendshëm dhe funksionimin e Prokurorit të Shtetit

Mbahet punëtori për prezantimin e Draftrregullores për organizmin e brendshëm dhe funksionimin e Prokurorit të Shtetit

KPK-ja, e mbështetur nga Programi i BE-së për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë, EUKOJUST, ka organizuar një punëtori, në të cilën janë duke marrë pjesë kryesuesi Jetish Maloku, kryeprokurorë të prokurorive, prokurorë të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, përfaqësues të projektit EUKOJUST, anëtarë të Komisionit për Çështje Normative, anëtarë të grupit për hartimin e këtij drafti dhe udhëheqës njësish nga radhët e administratës së sistemit prokurorial të Kosovës.  

Qëllimi i mbajtjes së kësaj punëtorie është prezantimi dhe diskutimi i organizmit të brendshëm dhe funksionimin e Prokurorit të Shtetit, përfshirë diskutimin e drafteve të organogramëve të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Prokurorisë së Apelit, Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe prokurorive themelore të vendit.

Në kuadër të prezantimeve dhe diskutimeve të draftit të përgjithshëm të kësaj rregulloreje, një theks i veçantë është vënë në strukturën dhe përgjegjësitë, organizimin e punës, organizimin e administratës dhe kushtet e nevojshme për punën e Prokurorit të Shtetit.

Gjatë kësaj punëtorie, u tha se ky draft përmban elemente të rëndësishme për funksionalizmin sa më të mirë të punës në Institucionin e Prokurorit të Shtetit, miratimi dhe zbatimi i të cilit do të ndikojë në të ardhmen në fuqizimin dhe menaxhimin më të mirë të punës së Prokurorit të Shtetit. /2LONLINE.com/

KOMENTE