Gjilan – (2LONLINE) – Është mbajtur provimi pranues për afatin e dytë në Fakultetin e Edukimit, e ku ky proces ka përfunduar në mënyrën më të mirë, sipas përfaqësuesve të Këshillit Studentor të Fakultetit të Eedukimit.
Nënkryetari i Këshillit të Studentëve të Fakultetit të Edukimit, Hidajet Haziri tha se ky proces ka shkuar pa asnjë problem falë përgatitjes dhe menaxhimit të mirë të organizuar nga stafi menaxhues i Gjilanit. Ai tha se këtë proces e kanë vëzhguar me përpikëri dhe se nuk kanë hasur në parregullsi.
Edhe në këtë afat ka pasur konkurrencë të madhe ku në programin fillor kanë aplikuar afërsisht 350 aplikant, për 50 vende si dhe ne programin parashkollor 130 aplikues për 51 vende. /2lonline/