Mbahet procesi zgjedhor për anëtar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës në Gjykatën Themelore në Gjilan
Komisioni i emëruar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), i kryesuar nga Ahmet Imami dhe i përbërë nga anëtarët Afërdita Bytyçi dhe Fahret Vellija, ka mbikëqyrur zhvillimin e procesit zgjedhor për përzgjedhjen e kandidatit të vetënominuar për anëtar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës Themelore në Gjilan.
Të drejtën për t’u kandiduar në këtë proces zgjedhor e ka shfrytëzuar gjyqtarja Gentiana Shabani – Haziri. Me të drejtë vote kanë qenë gjithsej 34 gjyqtarë, ndërsa në votim kanë marrë pjesë 31 prej tyre.
Pas përfundimit të votimit dhe numërimit të votave, Komisioni konstatoi se gjyqtarja Gentiana Shabani – Neziri ka marrë 11 vota, duke mos arritur që të siguroi vazhdimin e saj në fazën e mëtejme të procedurës zgjedhore. Komisioni, gjithashtu, konstatoi se numri i votave të vlefshme ishte 31 ndërsa të pavlefshme 0.
Procesi zgjedhor është monitoruar nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). /2LONLINE/
