DYLON

Mbahet “Panairi i fuqizimit – Produkte me histori jete dhe qëndrese”

Mbahet “Panairi i fuqizimit – Produkte me histori jete dhe qëndrese”
Avatar photo Redaksia

Po vazhdon edhe sot “Panairi i Fuqizimit – Produkte me histori jete dhe qëndrese”, i të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës.

Në panair po ekspozohen jo vetëm punimet e tyre artizanale dhe bujqësore, por edhe forcën, dinjitetin dhe historitë e tyre që frymëzojnë.

EkoHigjiena

Ky panair është më shumë se një treg, është një thirrje për solidaritet, një ftesë për të dëgjuar, për të njohur dhe për të mbështetur rrugëtimin e grave drejt vetëfuqizimit ekonomik dhe social.

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, bashkë me drejtorin e Zhvillimit Ekonomik, Enver Shabanin, drejtorin për Bujqësi Bajram Isufin dhe zyrtarë të tjerë, kanë vizituar panairin.

Leonora Morina Bunjaku, nënkryetare e Komunës së Gjilanit, falënderoi për mbajtjen e panairit në Gjilan duke të premtuar përkrahje të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës.

Nënkryetarja premtoi se në të ardhmen në Komunën e Gjilanit, do të jetë edhe këndi i kurajës.

“Ne ju inkurajojmë dhe jemi në përkrahje të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës”, tha Morina Bunjaku.

Dorina Babobi – Kralani, përfaqësuese nga Medika Gjakova, tha qëllimi i këtij panairi është fuqizimi ekonomik i të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës.

Sipas saj të gjitha produktet janë të punuara nga ato dhe familjarët e tyre.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.