DYLON
Në Kamenicë

Mbahet Ora Letrare dhe shpallen rezultatet e Konkursit Letrar

Mbahet Ora Letrare dhe shpallen rezultatet e Konkursit Letrar
Avatar photo Redaksia
Juria në përbërjeꓽ Mehmetali Rexhepi, Kaltrina Berisha dhe Musa I. Ahmetaj, kanë vlerësuar tri poezitë më të realizuara dhe ndanë çmimetꓽ

Në Kamenicë, në kuadër të Manifestimit Tradicional “Lulëkuqet e Prillit:” 2026, u mbajt Ora e Madhe Letrare, e ku juria bëri publike edhe rezultatet e konkursit anonim  për të vlerësuar tri poezitë më të realizuara.

Juria në përbërjeꓽ Mehmetali Rexhepi, Kaltrina Berisha dhe Musa I. Ahmetaj, kanë vlerësuar tri poezitë më të realizuara dhe ndanë këto çmimeꓽ

EkoHigjiena

Vendi i parëꓽ Poezia “Shkruaj”, shifra-16, që doli të jetë  i poetit, Zymer Kodra.
Vendi i dytëꓽ Poezia “Por..”, shifra ”Nëse”, me autor Sulejman Dërmaku.
Vendi i tretëꓽ Poezia ”Vashë me aromë bliri”, shifra ”Akoma po të pres” me autor Muhamet Halili.

Përndryshe, në Orën Letrare  poezitë e tyre i lexuan këta poetëꓽ Hysen Këqiku, Arsim Halili, Zymer Haliti, Rexhep Hasani, Adifete Shiti, Baki Krasniqi, Blinera Hajdari, Muhamet Halili, Sadik Kovani, Arjeta Rushiti, Izet Kallaba, Sadbere Gagica, Morea Keçmezi, Zanë Mehmeti, Shqipe Hasani, Xhemkadri Kastrati, Agim Berisha, Hatip Hulaj, Trimrron Rexhepi, Sulejman Dërmaku, Selvete Abdullahu, Zymer Kodra, Linditë Ramushi, dhe Shazi Mehmeti.

Ndërsa,  përveç poezive fituese të tri vendeve të para, juria e këtij konkursi propozoi që për botim të merren edhe këto poezi në numrin vijues të revistës “Nositi”ꓽ Tabletë e padukshme, Jam Agu yt, Himalaja gri, Mes parandjenjave, Kujtesë në Kornizë, Sagat bartin dhembje, Pritja, Lusim Zotin…

Përndryshe, këtë ngjarje kulturore -letrare e përshëndeti edhe Drejtori i Kulturës, Rinisë e Sportit,  Afrim Dervishi, i cili në emrin e tij dhe në emrin e kryetarit të Komunës, Kadri Rahimaj, vlerësoi angazhimin e secilit për aktivitetet që janë mbajtur në kuadër të Manifestimit Tradicional “Lulëkuqet e Prillit:” 2026, duke përfshirë edhe këtë orë letrare, ku përmes këtyre ngjarjeve kulturore nderojmë dhe kujtojmë Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjegjësisht ”Betejen e Marecit”, duke i dhënë jetë lirisë së sotme që po e gëzojmë.   /2LONLINE/