DYLON

Mbahet ora letrare dhe shpallen rezultatet e konkursit letrar “Lulëkuqet e Prillit”

Mbahet ora letrare dhe shpallen rezultatet e konkursit letrar “Lulëkuqet e Prillit”
Avatar photo Redaksia

KLUBI LETRAR “NOSITI” NË DARDANË

SHPALLEN REZULTATET E KONKURSIT LETRAR ANONIM “LULËKUQET E PRILLIT”

EkoHigjiena

Sot, më 29 prill 2023, në Dardanë përfundoi Manifestimi Tradicional ”Lulëkuqet e Prillit”. Ora letrare u mbajt në Bibliotekën e qytetit. Poetët pjesëmarrës lexuan punimet e tyre. Pjesëmarrja ishte e kënaqshme, sepse atë e begatuan me leximin e poezive poetët nga: Kosova Lindore, Maqedonia e Veriut dhe shumë qytete të Kosovës.

Ndërsa, Juria e konkursit letrar-anonim “Lulëkuqet e prillit” 2023 në përbërje: Mehmetali Rexhepi, Sinan Sadiku dhe Muhamet Halili, vendosi të shpërblehen poezitë:

1. Vendi i parë, “Jam femër”, shifra “Minatori 02”

2. Vendi i dytë, “Legjendë qytetëze”, shifra “Vallja statike”

3. Vendi i tretë, “Rrugëtimi i një sizifi modern”, shifra “Pelegrin i vonuar”

Ndërsa, tregimet e shpërblyera janë:

1. Vendi i parë, “Ajo do të vijë nesër”, shifra, “Pa shifër”

2. Vendin e dytë: “Përtej legjendës së Ago Ymerit”, shifra “Ago Ymeri”

3. Vendi i tretë, “Lima kurrë s’u bë nuse”, shifra “Asqeri i humbur ”

Kurse juria në përbërje të: Sulejman Dërmakut, Izet Abdylit dhe Bilall Maliqit, poezinë më të mirë të Orës Letrare e shpallën poezinë ”Lulëkuqet e Prillit “, të autorit Jasmir Morina.

Autorët përmes kopjes së tyre, duhet të dëshmojnë autorësinë e punime te shpërblyera.

Klubi letrar NOSITI

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.